Djali godet me thikë nënën, ndodhi në Tiranë

Një djalë ka goditur me thikë nënën e tij. Ngjarja është regjistruar në Institutin Bujqësor të Kamzës mesditën e sotme.

Më datë 07.03.2022, në Institut Bujqësor, shtetasi A. Ll., (S), banues në Burrel, ka goditur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen S. S., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.