A ju kanë braktisur demokratët e Shkodrës? Basha: PD është dhe mbetet shpresa e shqiptarëve

Demokratët kanë zgjedhur një tjetër kandidat që i përket të djathtës, Bardh Spahia i "Shtëpisë së Lirisë" i cili kryeson garën.

"Jemi në një situatë anormale, pjellë e një anormaliteti të shumëfishtë", kështu përgjigjet Lulzim Basha i pyetur nëse është braktisur nga demokratët e Shkodrës.

Basha: Në 4 bashki vendet kanë mbetur vakante për shkak të dekriminalizimit, për shkak se në votimet moniste të 30 qershorit Edi Rama zgjodhi të kandidonte persona me rekorde kriminale. Dhe së dyti siç e shikojmë nga pjesëmarrja e ulët jemi në një situatë anormale për shkak të humbjes së besimit të shqiptarëve te vota.  Pse e kanë humbur besimin te vota? Ndenja në shtëpi e 70% të votuesve është një mesazh shumë i fortë.

Ai shtoi se "PD është dhe mbetet shpresa e shqiptarëve."

Basha: Dy janë drejtimet kryesore në të cilat do të ecim. Drejtimi i parë është reforma zgjedhore që do t'i ofrojë shqiptarëve politikanë që zgjidhen nga vota e tyre. Reflektimi i dytë është një reflektim i brendshëm që PD të jetë hapësira ku shqiptarët të thonë mendimin e tyre, të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre.