Aleancat non grata dhe bandat në Vorë kërcënuan komisionerët tanë, thotë Basha. Tri padi në SPAK
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaron se mospjesëmarrja e shumtë në zgjedhjet e 6 marsit është tregues për reflektim edhe brenda PD-së ndërsa vijon të bëjë me faj atë që e quajti aleanca “non grata”
“Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që 6 marsi është një anormalitet i një anormaliteti. Asgjë nuk ka ndryshuar në raport me krimet zgjedhore të dokumentuara dhe nga OSBE por problemet janë thelluar. Me mospjesëmarrje të madhe është fakt që qytetarët e braktisën procesin zgjedhor sepse nuk kishte asnjë garanci shtesë. Në disa raste ikën dhe garancitë formale. PD iu mohuan komisionerët. Aleancat e non gratave kërcënoi bashkë me bandat në Vorë komisionerët vendas. “
Basha tha se janë dërguar në SPAK tre padi
“Kemi dërguar në SPAk tre denoncime për Shkodrën, Dibrën e Rrogozhinës dhe po padisim KZAZ e Vorës për mospërmbushje të detyrave. Një pjesë e mospjesëmarrjes na takon dhe ne të bëjmë një reflektim të thellë sa i takon reformimit tonë të brendshëm që ka nisur dhe nevojës për tu shkëputur plotësisht nga ato pjesë problematike të së shkuarës, nevojës për tu folur njerëzve dhe dëgjuar njerëzit.”
Basha pranoi gabimte dhe tha se duhet një reflektim i thellë.
“PD është vendosur në një sulm të shumëfishtë për nevoja personale. Përgjigjja jonë është përshpejtimi i hapave që ka nisur. Pa diskutim kemi gabimet dhe mëkatet ton apse vendi është në këtë situatë por ajo që ka ndodhur kërkon reflektim të thellë dhe reformim të thellë“.
