"Është humbja juaj e gjashtë", Basha nuk e pranon: 6 marsi anomali e një anomalie
Lulzim Basha ka reaguar pas rezultatit negativ në zgjedhje në 6 bashkitë e vendit. PD renditet e fundit në 5 bashki, përveç Rrogozhinës ku u rendit e dyta. Ai nuk e pranoi humbjen dhe e quajti procesin anomali të një anomalie. Sipas tij më shumë se kurrë nevojitet reforma zgjedhore.
Gazetarja: Është humbja juaja e gjashtë? A do mbani përgjegjësi?
Basha: Së pari duhet që procesi të përfundojë dhe në këtë kuadër i bëj thirrje të gjithë numëruesve të vazhdojnë deri në fund numërimin, së dyti e kam bërë të qarët dhe nuk ka qytetar që nuk e di që procesi i 6 marsit ishte një anomali e një anomalie. Anomalia e parë që ndodhi ishin zgjedhjet moniste të 30 qershorit 2019, anomalia e dytë ishte që 4 kryebashkiakut monistë dolën me raporte kriminale. Njëri ndërroi jetë dhe tjetri vendosi të kandidonte. Në kushtet kur nuk ka asnjë reflektim për anomalitë e tjera të 25 prillit që çuan në deformimin e vullnetit të zgjedhësve, shumica e shqiptarëve e kanë kuptuar nevojën e një reforme të thellë zgjedhore.
Basha shtoi se duhet një reformë zgjedhore e cila do t'i japë shqiptarëve një sistem politik që i përfaqëson ata, i mbron dhe që jep llogari para tyre.
Basha: Sot kemi një sistem politik i cili është vënë në shërbim të një grushti politikanësh të cilët e kanë kthyer atë në një pushtet që i pasuron, që i bën më sundimtarë, ndërkohë që varfëron qytetarët.
Basha tha shqiptarët e kuptojnë që 6 marsi është një anormalitet dhe asgjë nuk ka ndryshuar në raport me krimet zgjedhore të 25 prillit.
