FOTOLAJM/ Ora News zbulon se ku ndodhen dy QV në Shkodër ku rezultati i PD-së ka qenë 0 e 1 votë

Ora News zbulon se kujt I përkasin dy qendrat e votimit ku rezultati i PD-së ka qenë zero ose 1 votë.

Bëhet fjalë për qendrat e votimit në njësinë administrative Shalë të bashkisë Shkodër

QV 01191, njësia administrative Shale Bushati i PD-së mori 1 vota.

Në QV 0118 njësia administrative Shale, Bushati nuk ka marrë asnjë votë.

"Jemi në një situatë anormale, pjellë e një anormaliteti të shumëfishtë", kështu u përgjij Lulzim Basha i pyetur nëse është braktisur nga demokratët e Shkodrës.

Basha: Në 4 bashki vendet kanë mbetur vakante për shkak të dekriminalizimit, për shkak se në votimet moniste të 30 qershorit Edi Rama zgjodhi të kandidonte persona me rekorde kriminale. Dhe së dyti siç e shikojmë nga pjesëmarrja e ulët jemi në një situatë anormale për shkak të humbjes së besimit të shqiptarëve te vota.  Pse e kanë humbur besimin te vota? Ndenja në shtëpi e 70% të votuesve është një mesazh shumë i fortë.

FOTOLAJM/ Ora News zbulon se ku ndodhen dy QV në Shkodër ku rezultati