Durrësi me numrin më të madh të votave të pavlefshme, në Vorë 339 votues refuzuan të gjithë kandidatët

Vijon numërimi ende në 3 bashkitë e vendit, Durrës, Shkodër dhe Dibër.

Në 3 bashkitë e tjera, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje është mbyllur numërimi dhe fituese ka dalë Partia Socialiste.

Deri tani janë 4344 vota të pavlefshme në të 6-shta bashkitë e vendit. Bashkia me numrin e votave të pavlefshme më të lartë është Durrësi, ndërsa me më pak vota të pavlefshme është Rrogozhiona.

Bie në sy se nga 339 votat e pavlefshme në Vorë, votuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe nuk kanë votuar asnjë nga kandidatët.

Votat e pavlefshme në 6 bashkitë

Dibër 511

Durres 1611

Lushnje 1054

Shkodër 600

Rogozhinë 229

Vorë 339 (nuk kanë votuar asnjë nga kandidatët)