Incineratorët, Tabaku prezanton raportin final me 120 faqe: Identifikim i abuzimit te buxhetit te shtetit dhe pastrimit te parave
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku nisi mbledhjen e fundit ku prezantoi gjetjet e raporteve të Komisionit Hetimor. Mësohet se Raporti i PD është prej 120 faqesh. Në përpilimim e raportit kanë marrë pjesë ekspertë të mjedisit, energjitikës, të financave dhe juristë.
Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku u shpreh:
-Deputetët e opozitës parlamentare në komisionin parlamentar vlerësojnë se procedurat e ndjekura për ndërtimin e këtyre veprave publike janë në kundërshtim të hapur me legjislacionin shqiptar përfshirë atë penal të cilët kanë sjellë një dëm ekonomik që i rëndon buxhetit të shteti me një vlerë prej 430 mln euro.
-Dokumentet dhe dëshmitë e administruara gjatë punimeve të komisionit krijojnë bindjen se procedurat për ndërtimin e impianteve në Fier, Elbasan dhe Tiranë janë një aferë masive financiare me një dëm mbi buxhetin e shteti që llogaritet paraprakisht 430 mln euro, por që në përfundim të afateve koncensionare është shumë më e lartë.
-Qëllimi ynë i Komisionit ishte të bënim të qartë me fakte dhe prova atë që kemi denoncuar prej vitesh, kryerjen e një krimi shtetëror të vjedhjes së parave të shqiptarëve me anë të vënies në dispozicion të institucioneve qeveritare në nivel qendror lokal një grupi të panjohur individësh me duar në xhepa që propozuan projekte.
Afera është mbështetur në 2 shtylla kryesore
*përfitimi i kontratave koncensionare nga kompani të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën, pa përvojë dhe në shkelje të procedurave
*përfitimi i fondeve publike përmes një skeme pastrimi parash për t'i nxjerrë këto fonde jashtë vendit.