PS merr dhe Dibrën, PD sërish e fundit. Vijon gara për Shkodrën dhe Durrësin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2022, 12:13
Ka përfunduar numërimi edhe në bashkinë e Dibrës. Janë numërua 100 nga 101 kuti pas një kuti votimi ka qenë e dëmtuar dhe do të dërgohet në KQZ.
Fitues është shpallur kandidati i PS, Rahim Spahiu me 13995 vota, 60.82 %.
"Faleminderit të gjithë dibranëve për votën që më dhanë për të qenë kryetari i bashkisë, për të qenë shërbëtori i të gjithë këtyre njerëzve dibranë", tha Rahim Spahiu pas shpalljes së rezultatit.
Shtëpia e Lirisë renditet e dyta. Kandidati Premtim Kryemadhi ka marrë 4478 bota ose 19.46 %. PD renditet e treta, ku Luan Haka ka marrë 4437 vota ose 19.28 %.
Dritan Torba nga Lëvizja e re ka arritur të marrë 99 vota, 0.43 %.



