Deputeti ukrainas: Rusia ka dëmtuar tubacionin Donetsk-Mariupol, mbi 700,000 njerëz pa ngrohje

Rusia ka dëmtuar tubacionin Donetsk-Mariupol, duke lënë mbi 700,000 njerëz pa ngrohje, ndërsa temperaturat janë nën 0 gradë Celsius.

Kështu postoi në Twitter të dielën Inna Sovsun, një anëtare e Parlamentit të Ukrainës.

Sovsun shkroi në Tëitter se tubacioni i gazit Donetsk-Mariupol u dëmtua nga pushtuesit rusë.

"Tubacioni i gazit Donetsk-Mariupol u dëmtua nga pushtuesit rusë. Tani, më shumë se 750,000 njerëz kanë mbetur pa ngrohje, ndërkohë që është ende shpesh nën 0°C jashtë. Pothuajse 1 milion vendas do të përballen me një fatkeqësi humanitare dhe rrezikojnë të ngrijnë deri në vdekje. Ne kemi nevojë për NoFlyZone tani."