Bylykbashi dhe Malltezi denoncojnë parregullsi në Durrës: Militantë të PS e punonjës bashkie po intimidojnë zgjedhësit
Oerd Bylykbashi, Jamarbër Malltezi dhe kandidati i Shtëpisë së Lirisë për krybashkiak Ardian Muka denoncuan parregullësi në procesin e votimit në Durrës.
Ata folën për presione dhe intimidime të zgjedhësve nga militantë të PS, administrata dhe policia e Bashkisë.
Për më tepër, ata thanë se në shkollën ku janë vendosur 10 Qendra Votimi nuk ka efektivë të policisë.
Bylykbashi: Vendvotimi i mbushur me punonjës të administratës të PS, punonjës të policisë bashkiake, me militantë, një situatë që cënon dhe intimidon të drejtën e zgjedhësve për të votuar të lirë. E papranueshme që të njëjtët persona arrijnë të largojnë edhe vëzhguesit e akredituar nga KZAZ të Shtëpisë së Lirisë.
Nuk është vetëm ky vendvotim në Spitallë, edhe te shkolla "Demokracia" një situatë e papranueshme e konstatuar dhe nga vazhduesit ndërkombëtarë. Të gjithë korridoret janë të mbushura me militantë dhe punonjës të policisë bashkiake.
Në këtë ambjent punojës të administratës filmojnë dhe regjistrojnë kartat e identitetit të zgjedhësve. KQZ dhe KZAZ duhet të stabilizojnë situatën. E kuptoj që PS ëhstë në situatë të tensionuar se janë pranë humbjes së pushtetit në Durrës.
Malltezi: Kjo shkollë ka 10 QV, asnjë prezencë evektivësh nga Policia e Shtetit. Për fat të keq kemi pasur me dhjetra policë bashkiakë civilë të bashkisë së Durrësit duke intimiduar zgjedhësit.
