Ukraina: Kemi rrëzuar 2 avionë rusë dhe 5 helikopterë. 3 pilotë u zunë rob
Sipas Forcave të Armatosura, më 5 mars, Ukraina rrëzoi dy avionë rusë, duke kapur tre pilotë dhe duke vrarë një. Forcat ukrainase shkatërruan gjithashtu pesë helikopterë dhe një mjet ajror pa pilot (UAV).
"Përveç kësaj, njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës shkatërruan komandantin e Regjimentit të 247-të të Forcave të Gardës së Distriktit Ushtarak Jugor të Forcave Të Armatosura Ruse Kolonel Konstantin Zizevski."
"Gjithashtu, 2 avionë okupator rusë u rrëzuan, 3 pilotë u zunë rob, 1 u vra. U shkatërruan edhe 5 helikopterë," thuhet në deklaratën e Forcave të Armatosura.
Gjatë ditës së dhjetë të rezistencës heroike të popullit ukrainas me pushtimin ushtarak rus, pushtuesit, duke mos arritur qëllimin e një operacioni ofensiv në kohë, vazhdojnë të lëshojnë goditjet me raketa dhe bombardime.
