Qeveria ukrainase: Trupat ruse janë dëbuar nga qyteti Mykolaiv dhe aeroporti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2022, 18:45
Trupat ruse janë dëbuar nga qyteti jugor i Ukrainës, Mykolaiv, thotë zyrtari i qeverisë ukrainase Andriy Yakobchuk.
"Por luftimet po vazhdojnë në periferi," - shton ai.
Ndërkohë, Forcat Tokësore të Ukrainës postuan pamjet që supozohet se tregonin rimarrjen e aeroportit të qytetit dhe një flamur ukrainas të ngritur.
Ndërkohë këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
Raportimet më herët të premten thanë se trupat ruse kishin hyrë në qytetin me vendndodhje strategjike me rreth 500,000 banorë.

