Ukraina raporton të vdekur nga shpërthimi në centralin bërthamor
Ministrja e Jashtme ukrainase tha se disa persona janë vrarë ose plagosur nga flakët që shpërthyen nga bombardimi rus në centralin bërthamor, Zaporizhzhia, pranë qytetit ukrainas Enerhodar.
Punonjësit po monitorojnë uzinën e Zaporizhzhia për t'u siguruar që po funksionon në mënyrë të sigurtë dhe nivelet e rrezatimit janë aktualisht normale, thotë ministria në një deklaratë në Facebook.
Në të njëjtën linjë me presidentin e Ukrainës, ministria thotë se një fatkeqësi bërthamore në Zaporizhzhia mund të jetë më e keqe se aksidentet e mëparshme në centralet bërthamore – si në Çernobil dhe Fukushima.
“Rusia ka ndërmarrë me vetëdije një sulm të armatosur një veprim që shkeli të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare brenda Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike” thotë deklarata.
Ministria i kërkon komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë për të detyruar trupat ruse të largohen nga zona, për të garantuar sigurinë e saj.
Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan, Joe Biden, foli me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, për t’u informuar mbi zjarrin në centralin bërthamor.
.@POTUS spoke with President Zelenskyy this evening to receive an update on the fire at the Zaporizhzhia Nuclear Power Plant.
— The White House (@WhiteHouse) March 4, 2022
Enerhodari shtrihet në buzë të lumit Dnjepër, afro 700 kilometra në juglindje të Kievit dhe është një qytet i rëndësishëm për prodhimin e energjisë. Centrali prodhon rreth 25 për qind të energjisë së Ukrainës.
