SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Sulmi rus ndaj centralit bërthamor i rrezikshëm

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po mblidhet në Nju Jork pasi Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerët kërkuan një takim urgjent pas bombardimeve ruse të një centrali bërthamor në Ukrainë.

Ndërtesat në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë - më i madhi në Evropë - janë dëmtuar dhe Ukraina thotë se ka të vdekur e të plagosur.

Ndërsa përfaqësuesja e SHBA-ve, Linda Thomas-Greenfield, tha në takim se veprimet e Rusisë ishin të pamatur dhe të rrezikshme.

"Me hirin e Zotit, bota shmangu për pak një katastrofë bërthamore mbrëmë. Ne të gjithë prisnim të nxirrnim frymën ndërsa shikonim situatën e tmerrshme të shpalosej në kohë reale," - thotë ajo.

Ajo shtoi se forcat ruse janë 32 km larg nga një tjetër objekt bërthamor dhe se rreziku i menjëhershëm vazhdon.