Ukrainasit në Odessa krijojnë zinxhir me thasë me rërë për të mbrojtur qytetin

Ukrainasit në Odessa, një qytet në Detin e Zi në Ukrainën jugore, formuan një zinxhir njerëzor për të mbushur thasë me rërë në përgatitje të një sulmi të mundshëm rus.

Zinxhiri përbëhej kryesisht nga rinj të cilët po kalonin thasët me rërë për t'i vendosur në kamionë dhe për t’i sjellë në qendër të qytetit, i cili është i treti më i madh në Ukrainë dhe një destinacion popullor turistik.

Banorët janë të shqetësuar për një zbarkim të Rusisë në breg, veçanërisht për shkak se një anije estoneze u mbyt në portin e qytetit të enjten.

Anija u godit nga artileria ruse, sipas llogarisë zyrtare në Twitter të parlamentit ukrainas.

"Ne do të mbrojmë qytetin dhe vendin tonë." – tha njëri nga personat.