Sulmet dhe një urë e shkatërruar kanë ngadalësuar përparimin e autokolonës ruse në Kiev
Sulmet e drejtpërdrejta mbi një autokolonë masive ruse jashtë Kievit, së bashku me një urë të shkatërruar në rrugën e autokolonës, kanë bllokuar forcat ruse rreth 15 milje në veri të qytetit.
Kështu së paku bëri me dije të premten një zyrtar i lartë i mbrojtjes.
Ndërkohë, Ukraina ruan një shumicë të konsiderueshme të fuqisë së saj luftarake ajrore, pasi Rusia nuk është në gjendje të vendosë epërsinë ajrore në vend.
Autokolona ushtarake, e shtrirë më shumë se 60 kilometra rrugë, nuk ka avancuar dukshëm që nga fundjava, tha zyrtari.
“Ne me siguri besojmë se ukrainasit që hodhën në erë atë urë kishin absolutisht një efekt në ndalimin dhe kufizimin e lëvizjes së asaj kolone,” tha zyrtari.
“Por ne gjithashtu besojmë se ata e kanë goditur kolonën në vende të tjera, si dhe në sulme të drejtpërdrejta.”
Më parë këtë javë, zyrtari tha se çështjet logjistike dhe të mbështetjes kanë kontribuar gjithashtu në përparimin e ngadaltë të kolonës.
SHBA-të besojnë se forcat ruse në kolonë po rigrupohen dhe po mësojnë nga gabimet e tyre ndërsa vazhdojnë të përpiqen të sulmojnë kryeqytetin ukrainas.

