Scholz telefonon Putinin: Të ndalohen të gjitha veprimet ushtarake në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz  së fundmi ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, ku i ka bërë thirrje për përfundimin e të gjitha veprimeve në Ukrainë.

Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvillohen luftime.

Ndërsa nga ana tjetër presidenti rus njoftoi një raund të tretë të bisedimeve Rusi-Ukrainë këtë fundjavë.


Lajmin e ka bërë me dije një zëdhënës i qeverisë në një deklaratë për mediat.

Gjatë një telefonate një orëshe, të dy udhëheqësit ranë dakord të zhvillonin bisedime të mëtejshme.