Ministri i Jashtëm akuzon ushtarët rusë për përdhunime në qytetet e Ukrainës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2022, 15:52
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të premten se ushtarët rusë kishin kryer përdhunime në qytetet ukrainase.
Kuleba nuk dha asnjë provë për pretendimin e tij, ndërsa Reuters bën me dije nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimin e ministrit.
“Kur bien bomba në qytetet tuaja, kur ushtarët përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara – dhe kemi raste të shumta, për fat të keq, kur ushtarët rusë përdhunojnë gra në qytetet e Ukrainës. Është e vështirë, sigurisht, të flasësh për efikasitetin e ligjit ndërkombëtar. Por ky është mjeti i vetëm i qytetërimit që është në dispozicion për ne për t'u siguruar që përfundimisht të gjithë ata që bënë të mundur këtë luftë do të sillen para drejtësisë," - tha Kuleba.

