Ministria ruse e Mbrojtjes: Perëndimin po dërgon mercenarë në Ukrainë, 200 erdhën nga Kroacia

Në një konferencë ditore në Moskë, zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov tha se punonjësit e kompanive private ushtarake kanë bastisur autokolonën ushtarake të Rusisë.

Po ashtu ai tha se ata kanë sulmuar aviacionin rus, duke përdorur raketat antitank amerikan Javelin dhe NLOË të Mbretërisë së Bashkuar dhe një sistem të mbrojtjes ajrore të lëvizshme Stinger të furnizuar nga Perëndimi.

Ndërkohë, Konashenkov tha se inteligjenca amerikane nisi një fushatë masive për të rekrutuar më shumë mercenarë për në ukrainë.

Britania e Madhe, Danimarka, Letonia, Polonia dhe Kroacia autorizuan ligjërisht qytetarët e tyre për të marrë pjesë në luftimet në Ukrainë, ndërsa Franca po planifikon të dërgojë edhe ukrainas etnikë që shërbejnë në legjionin e saj të huaj në Ukrainë, bëri me dije ministria ruse.

"Sipas Zelenskyy, rreth 16,000 mercenarë të huaj pritet të mbërrijnë në Ukrainë, përveç atyre tashmë të disponueshëm për të kompensuar dështimet ushtarake të forcave ukrainase të sigurisë. Një regjim pa viza është miratuar zyrtarisht për ta."

“Javën e kaluar, rreth 200 trupa mbërritën në Ukrainë nga Kroacia, ata iu bashkuan një prej batalioneve naziste”, - shtoi Konashenkov.

Nnga ana tjetër, bëhet me dije se sot është thirrur atasheu ushtarak në Ambasadën Kroate në Moskë në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë.

Atasheu ushtarak u informua për aktivitetet të një shtetasi kroat, Denis Sheler, i cili mori pjesë në luftimet në juglindje të Ukrainës në vitin 2015, duke formuar grupe të mercenarëve kroatë për t'u dërguar në Ukrainë, pohon ministria ruse.

Konashenkov paralajmëroi se mercenarët nuk mund të pretendojnë për statusin e robërve të luftës, pasi gjëja më e mirë që i pret mercenarët e huaj kur të arrestohen është ndjekja penale.