Stoltenberg: Aeroplanët e NATO-s nuk duhet të fluturojnë mbi Ukrainë. Detyra jonë është të mbrojmë 1 miliard njerëz në 30 vende aleate

Ministrat e Jashtëm të NATO-s kanë rënë dakord që të mos ketë "zonë të ndaluar fluturimi" mbi Ukrainë, thotë Stoltenberg në një konfrencë për median.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s diskutuan një "zonë të ndaluar fluturimi" mbi Ukrainë, por ranë dakord që avionët e NATO-s nuk duhet të operojnë mbi hapësirën ajrore të Ukrainës, tha Stoltenberg ne konference per median ne Bruksel.

Stoltenberg thotë se ajo që po ndodh tani në Ukrainë është "e tmerrshme"; por thotë se NATO nuk do të zbatojë zonën e ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, sepse kjo mund të çojë në një "luftë të plotë në Evropë".

"Ne nuk jemi pjesë e këtij konflikti dhe kemi përgjegjësinë të sigurojmë që ai të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës. Kjo do të ishte edhe më shkatërruese dhe më e rrezikshme, me edhe më shumë vuajtje njerëzore. "Detyra jonë kryesore është të mbrojmë 1 miliard njerëz në 30 vende aleate," thotë Stoltenberg.

Kjo është arsyeja pse NATO mori një vendim "të dhimbshëm" për të mos krijuar një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë ose vendosjen e ushtarëve të NATO-s në terren, thotë ai.

Stoltenberg e ka pranuar se Rusia ka mundësi të rrisë sulmet në Ukrainë, dhe se ditët në vijim “mund të jenë më të këqija”.