Sulmet në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, ekspertët: Mos krahasoni me Çernobilin
Trupat ruse kanë pushtuar termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, pas luftimeve të ashpra pranë objektit ukrainas.
Konflikti në këtë central kishte si kundërpërgjigje dënimin ndërkombëtar dhe ngjalli frikën për një incident të mundshëm bërthamor.
Këto shqetësime u hodhën shpejt nga ekspertët, të cilët paralajmëruan që të mos bëhen krahasimeve me centralin në Çernobil, ku ndodhi fatkeqësia më e rëndë bërthamore në botë në 1986.
Centralet moderne janë dukshëm më të sigurta se ato të vjetra si Çernobili, thanë ata.
Por analistët megjithatë shprehën tmerrin që pushtimi i dhunshëm i Ukrainës nga Rusia është duke derdhur në objektet bërthamore.
"Asnjë vend përveç Rusisë nuk ka qëlluar ndonjëherë mbi reaktorët e një termocentrali bërthamor. Hera e parë, hera e parë në histori," tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në Facebook.
Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) bëri thirrje për përfundimin e luftimeve rreth objektit, ndërsa liderat botërorë hodhën kritika ndaj lëvizjes së Rusisë.

