Lufta në Ukrainë, raportime për shpëthime të fuqishme në Kiev
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2022, 15:11
Disa shpërthime të fuqishme janë raportuar pak minuta më parë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Media e huaja, bëjnë me dije se janë dëgjuar edhe sirenat e sulmit ajror.
Mëngjesin e ditës së sotme centrali më i madh bërthamor në Ukrainë, Zaporizhzhia, u raportua se u sulmua nga rusët.
Ministrja e Jashtme ukrainase tha se disa persona janë vrarë dhe plagosur si pasojë e shpërthimit.
