OKB bën bilancin: 331 civilë të vrarë dhe 657 të plagosur në Ukrainë, mes viktimave 19 fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2022, 15:30
Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se ka konfirmuar se 331 civilë janë vrarë dhe 675 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Sipas OKB, mes 331 të vrarëve janë dhe 19 fëmijë.
Sipas mediave të huaja, shumica e viktimave u vranë nga armë shpërthyese si granatimet, dhe sulmet e raketave ajrore.
