Komisioni i BE-së pezullon programet shkencore dhe kërkimore me Rusinë

Komisioni Evropian ka pezulluar bashkëpunimin me entitetet ruse në lidhje me kërkimin, shkencën dhe inovacionin, pas pushtimit të Ukrainës.

Mësohet se Komisioni po pezullon gjithashtu pagesat për subjektet ruse që kanë lidhur kontratat, ndërkohë nuk do të lidhë asnjë kontratë të re dhe asnjë marrëveshje të re me organizatat ruse. 

“Bashkëpunimi kërkimor i BE-së bazohet në respektimin e lirive dhe të drejtave që mbështesin përsosmërinë dhe inovacionin. Agresioni i urryer ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës është një sulm kundër të njëjtave vlera. Prandaj është koha për t'i dhënë fund bashkëpunimit tonë kërkimor me Rusinë”, tha Margrethe Vestager, nënkryetare ekzekutive për një Evropë të përshtatshme për Epokën Dixhitale.