Stoltenberg ngre alarmin: Rusia po përdor armë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar

Rusia ka përdorur bomba të cilat janë të ndaluara me ligj ndërkombëtar tha të premten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ne kemi prova për përdorimin e bombave thërrmuese dhe kemi parë raporte për përdorim të llojeve të tjera të armëve që do të ishin në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, u tha Stoltenberg gazetarëve në Bruksel të premten. 

Stoltenberg shtoi se NATO dhe aleatët e saj “po mbledhin informacion dhe po monitoronin nga afër se çfarë po ndodh në Ukrainë”. 

“Unë mirëpres gjithashtu vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për  hetimin e hapur për këtë, sepse ne duhet të sigurohemi që presidenti Putin, presidenti i Bjellorusisë të mbajnë përgjegjësi për atë që bëjnë”, tha ai.