Putin bisedë telefonike me Lukashenkon, flet për dalje në Detin Baltik të Bjellorusisë
Presidenti rus Vladimir Putin tha se ka diskutuar interesin e Bjellorusisë për të pasur akses në Detin Baltik në një telefonatë me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko.
“Sot biseduam me Presidentin e Bjellorusisë për këtë çështje. Miqtë tanë bjellorusë janë të interesuar të jenë të pranishëm në Balltik, të interesuar në zhvillimin e objekteve të tyre portuale. Ju e dini që unë e mbështes këtë gjë”, - tha Putin gjatë një ceremonie për një traget të ri rus, ku ai mori pjesë virtualisht.
Bjellorusia është një vend pa dalje në det, kështu që është e paqartë se çfarë hapash praktik mund të ndërmarrin Putin dhe Rusia për të siguruar akses në Detin Baltik.
Megjithatë, Rusia ka bashkim doganor me Bjellorusinë dhe ka një kufi të gjatë të përbashkët.
Anëtarët baltik të NATO-s – Estonia, Letonia dhe Lituania – janë ndër të parat vende që janë më të shqetësuar për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Këtë javë, një zyrtar i qeverisë ukrainase tha se po tregot një gatishmëri e Bjellorusisë për të marrë pjesë drejtpërdrejt në pushtim.
Megjithatë, deri më tani, zyrtarët amerikanë nuk i kanë parë trupat bjelloruse të gatshme për të lëvizur në Ukrainë, bëri me dije të hënën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Shtëpia e Bardhë detajoi të mërkurën një skemë të re të masave ekonomike të vendosura kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, duke dënuar Bjellorusinë për mundësimin e pushtimit të Ukrainës nga Putin.

