Sulmi në centralin bërthamor është krim lufte, thotë ambasada amerikane në Ukrainë
Ambasada e SHBA-së në Ukrainë e quan krim lufte sulmin në centralin bërthamor Zaporizhzhya.
"Bombardimi i centralit bërthamor më të madh të Evropës nga Putini e çon sundimin e tij të terrorit një hap më tej" shkruan ambasada në një postim në twitter.
It is a war crime to attack a nuclear power plant. Putin's shelling of Europe's largest nuclear plant takes his reign of terror one step further. #TheHague #Zaporizhzhia #StandwithUkraine
— U.S. Embassy Kyiv (@USEmbassyKyiv) March 4, 2022
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmi rus në centralin bërthamor, do të mund të rezultonte me shkatërrim të barabartë me “gjashtë shpërthime të ngjashme me të Çernobilit”.
Pak më parë në një reagim para takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se ndonëse aleanca nuk “synon konflikt” është “e gatshme” për të dhe do të mbrojë territoret e vendeve nëtare.
“Aleanca jonë është mbrojtëse. Ne nuk duam konflikt”, ka thënë Blinken.
“Mirëpo nëse konflikti vjen te ne, ne jemi të gatshëm për të dhe do të mbrojmë secilin inç të territorit të NATO-s”
Nga ana e saj Ministria ruse e Mbrojtjes fajësoi për sulmin në uzinën e Zaporizhzhia diversantët ukrainas, duke e quajtur atë një "provokim monstruoz".
