Çmimi i miellit "fluturon" në Gjirokastër, rritet edhe buka në furra
Nga Entjola Budo Përditësimi i fundit 4 Mars 2022, 14:10
Çmimet e ushqimeve po vijojnë të rriten në vendin tonë.
Vetëm gjatë kësaj jave më Gjirokastër buka është rritur me 20 deri në 30 lekë.
Kështu një buke masive 700 gramëshe nga 100 lekë që kushtonte më parë tani kushton 120 lekë ndërsa buka 400 gramëshe nga 50 shkon në 60 lekë.
"Një bukë 1200 lekë të vjetra, ka qenë më lirë."
Po ashtu prej dy ditësh pikat e tregtimit me shumicë të miellit kanë rritur me gati 2000 lekë çmimin e miellit për kuintal.
"Është rritur".
"Nga frika për bukë, asgjë tjetër."
Jashtë kamerave tregtarët thonë se prej 4 ditësh po marrin më shtrenjtë çmimin e miellit, ndërsa magazinat i kane furnizuar pasi kërkesat janë rritur shumë.

