2.8 milionë lekë për zërin e Bashkisë. Tenderi i Veliajt me flamur të kuq

2.8 milionë lekë do të harxhojë Bashkia e Tiranës për të blerë pajisje për sistemin e fonisë në Këshillin Bashkiak. Në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani, e cila është është shpallur automatikisht fituese. 

Pas dy tenderave për furnizimin me ushqime për konviktet e shkollave të mesme, Bashkia e Tiranës ka zhvilluar një tjetër procedurë në mungesë të konkurrencës.

Bëhet fjalë për blerjens e pajisjeve të fonisë për Këshillin Bashkiak. 

Sipas dokumenteve të tenderit, për këtë prokurim me fond limit 2.8 milionë lekë ka shfaqur interes vetëm kompania Fredi Electronic shpk në pronësi të Alfred Kasmit. 

Referuar të dhënave të Agjencisë së Prokurimeve Publike ky operator, i cili ka kërkuar 2.7 milionë lekë nga Bashkia Tiranë, është shpallur dhe fitues pasi nuk ka pasur asnjë konkurrent përballë.

Edhe në këtë rast nuk ka munguar sinjalizimi me flamur të kuq i Open Data për mungesë konkurrence.

Denoncimet për tendera pa garë dhe sinjalizimet e Agjencisë së Prokurimeve Publike për shkelje të procedurave nga ana e Bashkisë Tiranë nuk kanë pasur asnjë ndikim për kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.

Kujtojmë se vetëm në muajin janar janë ankimuar 28 tendera të Bashkisë Tiranë nga 32 ankesa që janë depozituar gjithsej në Komisionin e Prokurimeve Publike, duke shtuar këtu faktin se pjesa më e madhe lidhen me sigurimin e mallrave.