Huadhënësi më i madh rus largohet nga tregu europian

Banka më e madhe ruse për hua, Sberbank, ka njoftuar se do të largohet nga tregjet evropiane, teksa filialet e saj po përballen me transferim të mëdh të parave.

Banka ka thënë se nuk mund të ofrojë likuiditet për degët e saj evropiane, mirëpo niveli i kapitalit dhe kualiteti i aseteve janë të mjaftueshme për të bërë pagesa për të gjithë depozituesit.

Të martën, 1 mars, dega evropiane e Sberbank është urdhëruar të mbyllet nga Banka Qendrore Evropiane, me paralajmërimet se do të dështonte pas mungesës së depozitave pasi Rusia ka pushtuar Ukrainën.

Ndërkohë tregtimi në bursën e Moskës do të pezullohet për të tretën ditë me radhë, ka njoftuar Banka Qendrore e Rusisë përmes një deklarate.

Megjithatë, ajo do të ofrojë disa shërbime të kufizuara për herë të parë këtë javë.

Këto vendime janë marrë pasi valuta ruse, rubla, është zhvlerësuar në nivele rekorde dhe kompanitë ruse jashtë shtetit janë përballur me rënie të vlerës së aksioneve.