Çmime edhe më të kripura, ankohen pensionistët: Mbajmë barkun me dorë...rrofshin kalamajtë jashtë!
Çmimet në tregjet e fruta-perimeve po vazhdojë të rriten dhe asnjë masë nuk po merret për to. Të revoltuar qytetarët shprehen se e kanë shumë të vështirë të sigurojnë edhe ushqimet kryesore të tryezës, prandaj i bëjnë thirrje qeverisë të ndërhyjë sa më parë.
"Këtu nuk blihet gjë, çfarë të blej, ku përballohen këto çmimet?"
"Shteti është i dobët."
"Sa të kenë mundësi do ti rritin këta, kush ti kontrollojë."
"Do të vdesim fare ne pensionistët,është skandal. Çmimet janë shumë të shtrenjta për ne."
Të pyetur sesi janë duke e përballuar këtë rritje çmimesh, pensionistët thonë se janë të detyruar të blejnë më pak dhe në raste të tjera u kërkojnë ndihmë fëmijëve.
"Marrim më pak, duke mbajtur barkun me dorë."
"Marr një kg pras dhe çoj 3-4 ditë, nuk më del hesapi."
"Me duar në xhepa, nuk blej dot gjë. Marr një thes miell nga fabrika e miellit, bëj bukë vetë dhe kaq."
"Të rrojnë kalamajtë që janë jashtë, kur mbetemi keq do tu kërkojmë se nuk kemi çfarë bëjmë."
Ky shqetësim gjithnjë e më shumë po rëndon në xhepat e shqiptarëve dhe nuk dihet nëse do të ketë një reagim të qeverisë për uljen e këtyre çmimeve.
