Nga 7 marsi aplikimet për rimbursimin e TVSH-së do bëhen online
Duke filluar nga 7 marsi aplikimet për rimbursimin e TVSH-së do të bëhen vetëm përmes platformës dixhitale. Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve ka publikuar udhëzuesin që orienton tatimpaguesit për mënyrën se si duhet të përdoret platforma online e rimbursimit.
Përmes këtij sistemi, Drejtoria e Tatimeve synon të eliminojë kontaktet fizike të punonjësve të administratës tatimore me tatimpaguesit, si një mënyrë për të shmangur çdo rast abuzimi.
Platforma mundëson gjithashtu çlirimin e tatimpaguesve nga dokumentet në letër dhe eliminon kohën e pritjes.
Sistemi do të garantojë transparencë të plotë në trajtimin e kërkesave sipas radhës, duke mundësuar në kohë reale përmes numrit të referencës edhe gjurmimin e statusit të aplikimit nga vetë tatimpaguesi, nё llogarinё e tij nё e-Filling.
