“Asnjë panik për rezervat”, Sejko: Ndikimi i luftës Rusi-Ukrainë pritet të jetë i kufizuar dhe i administrueshëm

Ndikimi i konfliktit Rusi-Ukrainë në ekonominë shqiptare është i kufizuar dhe i administrueshëm. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe Ministrja e Financave pas një takimi të zhvilluar për ecurinë ekonomike të vendit. Ata konfirmuan se do të kujdesen që të mos ketë mungesë oferte në treg për grurin dhe nënproduktet e tij.

Autoritetet financiare  dhe monetare ne Shqiperi, garantojnë qyetaret se nuk ka nevojë për panik ne lidhje me rezervat ushqimore pasi ndikimi i luftës Rusi-Ukrainë në ekonominë e vendit tonë është i kufizuar dhe i administrueshëm.

Në një takim të posaçëm me Ministren e Financave dhe Ekonomisë për rreziqet me të cilat mund të përballet ekonomia shqiptare, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë konfirmoi se ekspozimi direkt tregtar dhe ekonomik i Shqipërisë ndaj Rusisë dhe Ukrainës është i ulët.

Sipas Sejkos, ekonomia ka hapësira të mjaftueshme për t’u rezistuar goditjeve të mundshme që vijnë nga ekspozimi direkt me vendet në konflikt.

Nëse konflikti nuk perhapet ne rajon dhe nuk zgjat, këto goditje do të lenë vetëm gjurmë kalimtare në aktivitetin ekonomik dhe inflacion, thuhet në njoftim.

Banka e Shqipërisë vlerëson se aktualisht stabiliteti ekonomik dhe financiar i vendit është i konsoliduar, por përshkallëzimi i konfliktit do të kërkonte marrjen e masave për administrimin e situatës.

Edhe ministrja Ibrahimaj ka pohuar se nga vlerësimet e deritanishme nuk janë konstatuar rreziqe të shtuara për shkak të luftës në lindje.

Ndër të tjera, ajo ka deklaruar se autoritetet do të kujdesen që të mos ketë mungesë oferte në treg për grurin dhe nënproduktet e tij.

“Asnjë panik për rezervat”, Sejko: Ndikimi i luftës