Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria kërkon ndërhyrjen e Ramës: Të ulë barrën fiskale

Konfindustria i kërkon kryeministrit Edi Rama të ndërhyjë për të ndërprerë çdo nismë absurde të

agjensive ekzekutive, që do të shtrentojë më tej çmimet e karburanteve edhe kështu në nivelet më të larta historike me mbi 200lekë/litër në javën e parë të marsit 2022 si dhe kahje të fortë rritëse të mëtejshme.

Fjala është për njoftimet, se është parashikuar dhe po punohet nga ekzekutivi për rritje të tarifave të koncesionit të metrologjisë të karburanteve, që do ti kushtojnë biznesit dhe qytetarëve 70 milionë euro shtesë.

Shuma e mësipërme dyfishon në 140 milion euro vlerën e koncesionit në fjalë, shumë të përfolur për efektivitetin në shërbim të interesit publik.

Konfindustria i kërkon Kryeministrit të Shqipërisë të vlerësojë seriozisht dhe me shpejtësi uljen e barrës fiskale të karburanteve, që shkojnë deri në 60% të çmimit fundor shoqëruar domosdoshmërisht me ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK.

Çmimet historike të larta të karburanteve në vlerë absolute dhe krahësimore me rajonin dhe më gjerë si dhe cilësia jashtë standartit e tyre kanë një ndikim shkatërrues afatgjatë për biznesin, industritë dhe ekonominë kombëtare, duke shkuar në përfitim të drejtëpërdrejtë të karteleve, korrupsionit dhe grabitjes së taksave të shqiptarëve.