Lufta në Ukrainë, Zusi: Shqipëria do preket nga kriza, drithërat i sigurojmë nga Rusia dhe Ukraina. Përfitojnë fermerët
Lufta në Ukrainë tashmë është kthyer një shqetësim në të gjithë botën.
Eksperti i Ekonomisë Alban Zusi, është shprehur se lufta në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura për Rusinë, ndikojnë edhe në ekonominë e vendit tonë.
Ai tha se nga kjo krizë do të preket dhe Shqipëria pasi ne drithërat i sigurojmë nga Rusia dhe Ukraina.
Alban Zusi: Ne jemi të lidhur drejtpërdrejt në marrëdhëniet tregtare në Ukrainë dhe në Rusi. Nga Rusia importojmë drithëra, po ashtu dhe Ukrainë bëjmë eksporte dhe import. Impakti i dytë do të vij nga influence që ka në tregje bllokimi I këtyre dy gjeneratorëve të mëdhenj të ekonomisë botërore. Do të kemi impakt në çmimin e karburanteve, në çmimin e gazit, në rritjen e përgjithshme të çmimeve të produkteve bujqësore, për shkak se tashmë tregut i mungon një pjesë e mirë e këtyre gjeneratorëve.
Ai tha se nga kjo krizë preket direkt industria ushqimore por edhe bujqësia.
Alban Zusi: Impakti kryesor do të shkojë te bizneset prodhuese, mund të impaktohemi në çmimet e disa produkteve të importuara dhe dega e ekonomisë, e cila do të jetë më e impaktuara do të jetë industria ushqimore dhe bujqësia.
Nga ana tjetër Zusi theksoi se nga kjo krizë do të përfitojnë fermerë, pasi kanë mundësi që t’i shesin produktet e tyre më shtrejt.
Alban Zusi: Çdo krizë ka impaktet e saj negative por unë duhet ta shohim dhe në kuadër të mundësirave që ofron një krizë. Nga njëra anë pa diskutim do të përballemi me rritjen e çmimeve, por nga ana tjetër ekziston dhe një opsion që kjo krizë të kthehet në një lloj oportuniteti për fermerët shqiptarë sepse ata do të kenë mundësi ti shesin produktet e tyre me çmim më të lartë.
Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti Anila Kolgjini.
