Ju flet Moska - Pse Ukraina nuk i shpall luftë zyrtarisht Rusisë, si shtet agresor?!

Pse Ukraina nuk i shpall luftë zyrtarisht Rusisë, si shtet agresor?! ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Ukraina thotë se është në luftë me Rusinë sepse është sulmuar ushtarakisht. Kështu thotë NATO- dhe SHBA-të, po ashtu edhe presidenti ukrainas që u prit me duartrokitje në Komisionin Evropian.

Shumica e vendeve perëndimore i kanë vendosur sanksione të rënda ekonomike Rusisë për sulmin në Ukrainë, por ka një gjë të çuditshme.

Sipas kushtetutës së Ukrainës, presidenti i republikës ka kompetencë që t’i paraqesë kuvendit gjendjen e luftës. Pra, presidenti kërkon gjendjen e luftës ndaj parlamentit.

Presidenti Zelenskyy nuk i ka shpallur luftë Rusisë dhe këtu ka një arsye edhe pse do të ishte një avantazh shumë i madh për Ukrainën nëse do ta bënte këtë gjë.

Veni është sulmuar dhe gjendet nënë agresion dhe një shtet seriozi duhet të kishte shpallur gjendjen e luftës, por Ukraina nuk ka qenë kurrë një shtet serioz dhe kjo vërtetohet se ka zgjedhur një president komedian.

Arsyeja për këtë është se Ukraina është një shtet që është lindur nga agresioni carist dhe sovjetik. Ukrainës e sotme si territor i është bashkuar BRSS nga ndarjet e Polonisë. Pjesën më të madhe e mori Rusia dhe nga ky territor u krijuar Ukraina si pjesë  republikave sovjetike.

Kjo është arsye pse Zelenskyy nuk i shpall luftë Rusisë sikurse e ka detyrim kushtetues. Kjo nuk bëhet sepse Ukraina është një shtet pasojë e një agresioni dhe tashmë është pasojë e një agresioni.