Putin me Këshillin e Sigurimit: Mercenaret e huaj në Ukrainë po përdorin civilët si mburojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2022, 18:07
Presidenti rus Valdimir Putin po zhvillon një takim me anëtarët e Këshillit të Sigurimit lidhur me situatën në Ukrainë.
Presidenti rus mësohet se ka thënë se nacionalistët dhe mercenarët e huaj në Ukrainë përdorin civilët si mburojë.
Po ashtu, ai ka shtua se ushtria ruse ofroi korridor humanitar qytetarëve të Ukrainës dhe siguroi transport që civilët të largoheshin, por nacionalistët nuk e lejojnë një gjë të tillë sipas tij.
Putin: Nacionalistët dhe mercenaret e huaj në Ukrainë përdorin civilët si mburojë. Ushtria ruse ofroi korridor humanitar në Ukrainë, siguroi transport që civilët të largoheshin, por nacionalistët nuk e lejojnë.

