Pas takimit, Kievi dhe Moska bien dakord për korridoret për evakuimin e civilëve
Ukraina dhe Rusia duket se kanë rënë dakord të krijojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve në raundin e dytë të bisedimeve që kur Moska pushtoi javën e kaluar.
Kështu bëri me dije një zyrtar i lartë ukrainas i cili theksoi se Ukraina nuk ka ende rezultatet që i duhen.
“Rundi i dytë i bisedimeve ka përfunduar. Fatkeqësisht, Ukraina nuk ka ende rezultatet që i duhen. Ka vendime vetëm për organizimin e korridoreve humanitare”, - tha në Twitter këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.
Ndërkohë, presidenti rus Putin thotë se ushtria ruse u ka ofruar civilëve korridore të sigurta për t'i lejuar ata të largohen nga zonat e luftimeve në Ukrainë.
Putin, duke folur në një video-telefonatë me anëtarët e Këshillit të tij të Sigurimit, ka akuzuar se grupet nacionaliste ukrainase po pengojnë civilët të largohen.
Udhëheqësi rus tha se grupet po përdorin gjithashtu civilët si mburoja, duke zënë pozicione zjarri për të provokuar zjarrin hakmarrës rus.
Nga ana tjetër, presidenti rus tha se operacionet ushtarake të Rusisë në Ukrainë po shkonin sipas planit dhe vlerësoi ushtarët e tij si heronj.
“Dua të them se operacioni special ushtarak po shkon rreptësisht sipas planit”, tha Putin në një takim me këshillin e tij të sigurisë.
"Ne jemi në luftë me neo-nazistët," - tha udhëheqësi rus.
"Unë kurrë nuk do të heq dorë nga bindja ime se rusët dhe ukrainasit janë një popull".

