Zyrtari amerikan i mbrojtjes: Rusia ka lëshuar më shumë se 480 raketa në Ukrainë

Rusia ka lëshuar më shumë se 480 raketa të të gjitha madhësive në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj në Ukrainë, tha të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Pushtimi rus në Ukrainë tashmë është futur në ditën e tetë.

"Më shumë se 230 nga ato 480 raketa vinin nga brenda Ukrainës", - tha zyrtari.

“Ata kanë sisteme njësie dhe po i zhvendosin brenda”, - shtoi zyrtari.

Pjesa tjetër më e madhe e raketave vijnë nga Rusia, 160 nga Rusia dhe rreth 70 vijnë nga Bjellorusia, dhe një numër shumë i vogël, më pak se 10, vijnë nga Deti i Zi, shtoi zyrtari.

Ndërsa hapësira ajrore mbi Ukrainën mbetet e kontestuar, SHBA vlerëson se sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të Ukrainës mbeten të paprekura dhe mbeten efektive, tha zyrtari.

“Ata vazhdojnë të jenë në gjendje të fluturojnë me aeroplanët e tyre dhe të përdorin mjete të mbrojtjes ajrore”, - shtoi zyrtari.