Të majtët në Turqi protestojnë kundër Rusisë dhe NATO-s: Thuaj Stop Luftës Imperialiste!

Ndërsa në të gjithë botën zhvillohen protesta kundër Rusë dhe agresionit të saj ndaj Ukrainës, në Turqi zhvillohen protesta anti-NATO.

Kështu, në Stamboll qindra anëtarë të organizatave rinore të majta u mblodhën në lagjen Besiktas të Stambollit të martën më 1 mars, duke bërë thirrje që NATO dhe Rusia të tërhiqen menjëherë nga Ukraina.

Organizatat rinore të majta "Rinia e Punës", "Rinia Komuniste e Turqisë" dhe "Të Rinjtë e Majtë" organizuan me thirrjet "Thuaj Stop Luftës Imperialiste".

Protestuesit marshuan dhe mbanin pankarta ku shkruhej "Thuaj Stop Luftës Imperialiste", "As NATO, as Rusia, jo luftës".

Zehra Ozocal, Anëtare e organizatës së majtë "Rinia e Punës" u shpreh se oligarkët rusë kërcënojnë jetën e qindrave e mijëra njerëzve në veri të Detit të Zi dhe Kaukazit.

"Ndërsa pritet një bllokim i plotë nga qeveritë që i shohin zonat si oborrin e tyre, oligarkët rusë kërcënojnë jetën e qindrave e mijëra njerëzve në veri të Detit të Zi dhe Kaukazit”.

Cihan Cihat, Zëdhënës i “Young Left” theksoi se Amerika publikon një listë sanksionesh pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, por kjo listë nuk përfshin rusët super të pasur.

"Amerika publikon një listë sanksionesh pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, por sido që të jetë, kjo listë nuk përfshin rusët super të pasur. Si gjithmonë, super të pasurit ecin krah për krah me super-bombat."

Të majtët në Turqi protestojnë kundër Rusisë dhe

Të majtët në Turqi protestojnë kundër Rusisë dhe