SHBA sanksione zëdhënësit të Putinit, 19 oligarkëve rusë dhe 47 anëtarëve të familjeve të tyre
Shtetet e Bashkuara sanksionuan Dmitry Peskov, zëdhënës e Putinit, i cili sipas SHBA-ve, është furnizuesi kryesor i gënjeshtrave të Putinit.
Po ashtu SHBA-të kanë vendosur kufizime vizash për 19 oligarkë dhe 47 anëtarët të familjeve të tyre, si dhe për bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë.
SHBA njoftoi sanksione të plota bllokuese ndaj shumë elitave ruse dhe anëtarëve të familjeve të tyre që mbështesin Putinin.
Kështu në këto sanksione përfshihen:
Nikolai Tokarev (gruaja e tij Galina, vajza Mayya dhe dy kompanitë e tij luksoze të pasurive të paluajtshme)
Boris Rotenberg (gruaja e tij Karina dhe djemtë Roman dhe Boris)
Arkady Rotenberg (djemtë e tij Pavel dhe Igor dhe vajza Liliya)
Sergei Chemezov (gruaja e tij Yekaterina, djali i tij Stanislav dhe njerka Anastasiya)
Igor Shuvalov (Pesë kompanitë e tij, gruaja e tij Olga, djali i tij Evgeny dhe kompania e tij dhe avioni, dhe vajza e tij Maria dhe kompania e saj)
Dhe Yevgeniy Prigozhin (Tre kompanitë e tij, gruaja e tij, Polina, vajza e tij Lyubov dhe djali i tij Pavel)

