Redaktori rus i lajmeve u kërkon falje kolegëve ukrainas: Më vjen keq, nuk e ndaluam dot luftën!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2022, 19:17
Redaktori i një faqeje lajmesh ruse u kërkoi falje kolegëve të tij ukrainas për luftën.
Ai u shfaq në një lidhje të drejtpërdrejt me gazetarin ukrainas në BBC, ku tha se nuk e ndaluan dot luftën ndaj Ukrainës.
“Dua të kërkoj falje për kolegët e mi ukrainas. Më vjen vërtet keq që nuk i ndaluam autoritetet ruse ta bëjnë këtë”.- tha Ivan Kolpakov.
Ivan Kolpakov duhet të drejtojë faqen e tij të pavarur të lajmeve, Meduza, nga jashtë vendit.
This from The Media Show is staying with me. Russian journalist Ivan Kolpakov has to run his news site from outside Russia. Olga Malchevska from BBC Ukrainian is in London. On Friday, her family home in Kyiv was hit by an attack. Her family are safe. Ivan wanted to say this. pic.twitter.com/Xfk4jFdiK8
— Ros Atkins (@BBCRosAtkins) March 3, 2022

