Kapet gaforrja e rrallë ngjyrë blu

Një peshkatar ka shpërndarë foto të një gaforreje të rrallë blu të kapur në det në Jersey. Ngjyra e tyre blu vjen për shkak të një anomalie që i bën ata të prodhojnë më shumë se të tjerët një proteinë të caktuar.

Një ekspert nga departamenti i zoologjisë i Universitetit të Oksfordit tha se mundësia për të kapur një gaforre blu vlerësohet në rreth një në dy milionë.

Peshkatari Morgan Bizec tha se u kap "tre milje në jug të Corbiere".

Bizec tha se megjithëse gaforrja e rrallë ishte brenda madhësisë ligjore, ai e la të kthehej në oqean për të ruajtur speciet.

Madhësia minimale ligjore e lejuar për gaforret e kapura është një gjatësi prej 87 mm (3.4 in) sipas rregulloreve të peshkimit në Jersey .

Gareth Jeffreys, kryetar i Seksionit të Biologjisë Detare të Société Jersiaise, tha: "Këto janë gjetje shumë të rralla dhe unike, unë kam parë njerëz që kapin gaforre me ngjyra të pazakonta për shkak të gjenetikës së tyre jonormale."

Vetëm një pjesë e vogël e peshkatarëve të Jersey-t kanë raportuar se kanë kapur një gaforre blu në detet e Bailiwick.