Ukrainasit u bërtasin ushtarëve rusë të armatosur: Shkoni në shtëpi!
Banorët në qytetin Melitopol të Ukrainës janë mbledhur para disa ushtarëve të armatosur rusë të mërkurën, duke u bërtitur atyre që të "shkonin në shtëpi".
Protestuesit u mblodhën me brohorima para ushtarëve rusë të cilët qëndronin para disa bizneseve të armatosur.
Ata shihen duke valëvitur flamujt ukrainas dëgjohen të thërrasin “shkoni në shtëpi” dhe "ne kemi fuqinë këtu" përpara ushtarëve rusë.
Ndërkohë një ushtar rus bën me shenjë që ata të largohet, ndërsa një gjë të tillë e bën edhe një qytetar ukrainas në përpjekje për të qetësuar turmën.
Protestuesit më pas kanë marshuar në rrugët e qytetit me flamujt verdh-blu duke kënduar.
Fatmirësisht mes protestuesve ukrainas dhe ushtarëve rusë nuk ka pasur përplasje apo incidente.
Trupat ruse e pushtuan qytetin Melitopol në rajonin juglindor të Ukrainës, qysh të shtunën, duke u bërë qendra e parë e rëndësishme që u pushtua që kur Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë.

