Tryeza e negociatave, pala ruse: Mundësi mirëkuptimi për disa pika të negociatave
Pala ruse ka folur për tryezën e negociatave me Ukrainën.
Ndihmësi i presidentit rus dhe ish-ministri i kulturës Vladimir Medinsky i tha kanalit të lajmeve Rossiya 24 se ishte e mundur të gjendej mirëkuptim i ndërsjellë për disa pika të negociatave.
"Çështja kryesore që zgjidhëm sot është çështja e shpëtimit të njerëzve, civilëve që u gjendën në zonën e përleshjet ushtarake”.
Ai thotë se dy ministritë e Mbrojtjes kanë rënë dakord për një format për mirëmbajtjen e korridoreve humanitare "për daljen e popullatës civile dhe për mundësinë e një armëpushim të përkohshëm për periudhën e evakuimit në sektorë të caktuar".
"Unë mendoj se ky është një progres i rëndësishëm," shton ai.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se raundi tjetër i bisedimeve do të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme.
