Në Lviv, ukrainasit po ikin nga pushtimi rus me tren për në Poloni
Ukrainasit po hipin në një tren në qytetin Lviv për të shkuar në Poloni, ndërsa pushtimi i Ukrainës nga Moska hyn në javën e dytë.
Agresioni rus ka duke dëbuar rreth një milion ukrainas nga shtëpitë e tyre deri më tani sipas raporteve ndërkombëtare, shifër e cila pritet të rritet.
Stacioni i trenit Lviv është bërë një stacion shpëtimi për ata që përpiqen të ikin nga Ukraina dhe ata të paktë që përpiqen të hyjnë në vend.
Janë të shumtë ukrainasit që presin për një tren në përpjeke që t’i dërgojë në vendin fqinj Poloni ku mund të strehohen larg sulmeve ruse.
Ndërkohë, aty pranë janë ngritur edhe tenda ushqimore dhe mjekësore për t'u kujdesur për ata që kanë nevojë .
Shumë nga ata që duan të largohet me tren kanë mbërritur ditën e sotme nga qyteti i Kharkivit, një ndër qytetet më të sulmuara ukrainas.
Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putini akoma nuk ishte i disponueshëm për t'i vënë veshin thirrjeve të liderave perëndimor për t'i dhënë fund konfliktit, ,ndërsa lufta ka hyrë në javën e saj të dytë.

