Ushtria ukrainase: Trupat bjelloruse kanë hyrë brenda territorit tonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2022, 19:01
Trupave bjelloruse u është dhënë urdhër të kalojnë në Ukrainë.
Ukraina thotë se Rusia po përdor territorin e Bjellorusisë për sulme me raketa në qytetet e Ukrainës.
Kjo e fundit gjithashtu akuzoi Minskun se ka lejuar trupat ruse të hyjnë në territorin ukrainas.
Pak më parë një zyrtar amerikan i mbrojtjes ka thënë se Presidenti rus Vladimir Putin ka lëshuar rreth 480 raketa që nga fillimi i konfliktit.
Megjithatë, zyrtari shtoi se më shumë se 160 kanë ardhur nga Rusia dhe mbi 70 raketa janë lëshuar nga brenda Bjellorusisë.

