Pushtimi i Ukrainës, deputeti rus: Kishim 1 vit që po e planifikonim

Një deputet rus ka deklaruar se Moska ka nisur planifikimin e Ukrainës rreth 1 vit më parë. Në një deklaratë për mediat ai tha se Ukrainën e kanë paralajmëruar paraprakisht.

“Me nuk e përgatitëm këtë operacion spotanisht. Kishim më shumë se një vit përgatitje. Ne e kuptuam se çfarë po ndodhte sepse i kishim paralajmëruar paraprakisht. Sapo mbërritën të dhënat e inteligjencës, se do t’i mundim dy ditë duke sulmuar, sigurisht që mbi të gjitha po mbrojmë qytetarët tanë atje”.- ka thënë ai për mediat e huaja.

 

Rusia ka ashpërsuar reagimin e saj këto ditë dhe mesa duket po kërkon të marrë sa më shumë qytete ukrainase.

Nga ana tjetër, rezistenca ukrainase është e fortë dhe deri më tani, ata pretendojnë se i kanë shkaktuar shumë humbje kundërshtarit.