Provohen sulmet ruse ndaj civilëve në Kharkiv, raketat kanë vrarë të paktën 9 civilë

Laboratori i Evidencës së Krizave të amnistisë ka dokumentuar së paku 3 sulme, si krime të mundshme lufte.

Në këto sulme në Kharkiv, më 28 shkurt, janë vrarë të paktën 9 civilë, përfshirë fëmijë, afërsisht në të njëjtën kohë kur filluan bisedimet e paqes në kufirin me Bjellorusinë.

Rreth orës 12:30 me orën lokale, një sulm i dukshëm pa dallim shënjestre në Kharkivin e Veriut vrau të paktën 4 civilë, duke përfshirë një fëmijë dhe 3 persona po transportonin ujin e pijshëm.

Të paktën 16 persona të tjerë u plagosën. Modeli i paraqitur 3D bazohet në video të verifikuara dhe dëshmi të dëshmitarëve.

Një imazh i verifikuar dhe i marrë fillimisht nga Bellingcat tregon se sulmi përfshinte raketa Smerch 300 mm të prodhuara nga Rusia me municione 9N235.

Data e prodhimit është ajo e të vitit 2019, ndërsa Rusia ka ndaluar shitjen e këtyre armëve në Ukrainë, çka tregon se sulmi ishte nisur nga Rusia.

Përafërsisht në të njëjtën kohë, pamjet e verifikuara nga Laboratori i Evidencës së Krizave në një bllok apartamentesh në rrugën Klochkivska në Kharkiv tregojnë një grup njerëzish që ikin dhe mbulohen nga një raketë tjetër Smerch 300 mm.

Shpërtheu i mori këmbën një gruaje që thuhet se po bënte pazar në zonë në atë kohë. Ajo më vonë vdiq si pasojë e plagëve të marra.

Një raketë e tretë 300 mm Smerch goditi zonën përreth një qendre tregtare dhe parkingu në Kharkiv.

Një dëshmitar tha për Amnesty Internacional se ai panë dy persona të plagosur rëndë në zonën e sulmit.