Raundi i dytë i negociatave, mbërrin delegacioni ukrainas në Bjellorusi

Delegacioni ukrainas mbërriti në vendin e negociatave me Rusinë në Bjellorusi.
Raundi i dytë i bisedimeve midis delegacioneve ukrainase dhe ruse do të fillojë në Bjellorusi në orët e ardhshme.
Qëllimi minimal i Kievit është të krijojë korridore humanitare - rrugë për civilët për t'i shpëtuar zonave të goditura nga konflikti.
Kjo është sipas negociatorit ukrainas Davyd Arakhamia, i cili postoi një përditësim të shkurtër në Facebook së bashku me një foto të tij dhe një kolegu përpara një helikopteri.
Numri i njerëzve që ikin nga Ukraina ka arrotur në një milion, ndërsa Moska vazhdon të rrethojë shumë qytete në jug.
Pozicioni negociator i Rusisë - sipas ministrit të Jashtëm të vendit Sergej Lavrov - është se:
- Ukraina duhet të "çmilitarizohet" dhe "denazizohet"
- Krimea - gadishulli jugor i Ukrainës i aneksuar nga Moska në 2014 - të njihet nga Kievi si pjesë e Rusisë
- Dy rajone separatiste në Ukrainën lindore - e vetëshpallur Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut - njihen zyrtarisht